Socialistët e kanë mirëpritur me duartrokitje zgjedhjen e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Me mbylljen e fjalës së tij, Peleshi është takuar me deputetët e grupit parlamentar të PS, ku nuk kanë munguar shtrëngimet e duarve, puthjet e përqafimet mes tyre.
Fotot nga salla e Kuvendit tregojnë moemente e veçanta të gëzimit të socialistëve.
Rama përshëndeti deputetët e tij. Me Zegjine Çaushin, deputeten e re të Fierit shtrëngoi duart, po ashtu dhe me deputetin Andis Salla, ndërsa me n/kryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu duket i përzemërt teksa i uron detyrën e re.
Zv/kryeministres Belinda Balluku me të cilën ishte ulur pranë, në një moment i ka krahun hedhur dorën teksa ka vijuar bisedën me deputetin Blendi Klosi. të përshëndesë deputetët e rinj si Andis Salla.
Edhe deputetja e re Sara Mile, u shfaq e buzëqeshur në nisjen e mandatit të saj të parë parlamentar.
()