Një 40-vjeçar është proceduar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një 52-vjeçari në ambientet e një lokali.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. H., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë lekësh një 52-vjeçari, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 5, Pogradec.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
()