“Njësoj sikur të ulësh në karrige Klodian Zoton”, Bardhi për propozimin për zgjedhjen e Peleshit kryetar Kuvendi: S’ka legjitimitet

Deputeti më i vjetër i parlamentit të Shqipërisë Vasil Llajo, ka nisur me punën për punimet në Kuvend.

Ai tha se shumica parlamentare (deputetët e PS) kanë vendosur për zgjedhjen e Niko Peleshit si kryetar Kuvendi. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se të zgjedhësh Niko Peleshin kryetar parlamenti është njësoj sikur të ulësh në atë karrige Klodian Zoton.

Vasil Llajo: Deputetët e PS propozojnë Niko Peleshin për kryetar të parlamentit të Shqipërisë.

Gazment Bardhi: Shumica nuk ka legjitimitet të zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në atë karrige Klodian Zoton. Ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×