Një qytetar i është drejtuar sot me një mesazh emisionit “Koha për t’u zgjuar” në News24, ku ka kërkuar të falënderojë stafin e Prestige Resort në Golem.
Në mesazhin e dërguar në redaksi, qytetari shprehet falënderues pasi stafi i Prestige Resort i ka shpëtuar jetën një familjari.
“Ndërhyrja dhe mbështetja juaj e menjëhershme jo vetëm që e shpëtuat nga një pasoje e rëndë, po na dha edhe force e besim se humanizmi dhe solidariteti i njerëzve janë vlera të paçmuara”, thuhet në mesazh.
Mesazhi i plotë:
Deshiroj te mos identifikohem. Mendoj te lexohet nga Ju ne emisionin e telefonatave te mengjesit se ka vlera te larta sociale qe i kerkon koha.
Te nderuar miq te stafit te Resortit “‘Prestigj” Mali Robit!
Me zemer te hapur duam t’ ju shprehim familjarisht mirenjohjen me te thelle per ndihmen qe i dhate familjarit tone ne çastin e veshtire dhe te rrezikshem ku u gjend. Nderhyrja dhe mbeshtetja juaj e menjëhershme jo vetem qe e shpetuat nga nje pasoje e rende, po na dha edhe force e besim se humanizmi dhe solidariteti i njerezeve jane vlera te pacmuara . Kete gjest nuk do ta harrojme kurre, po do ta mbajme me respekt dhe falenderim ne zemer me mirenjohje te sinqerte! .. Nga nje familje pushuesish pensioniste!