U arrestuan dy ditë më parë, Gjykata e Beratit cakton masat për eksportuesin e perimeve Mariglen Qorri dhe dy punonjësit e AKU Berat

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri,40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat Griselda Doksani,25-vjeçe dhe Ronaldo Lika,25-vjeç kanë mbërritur sot në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat,për tu njohur me masat e sigurimit.

Në momentin e mbërritjes së tyre, jashtë ambjenteve të gjykatës,përveç familjarëve ka pasur edhe fermer dhe eksportues perimesh,që kishin ardhur në mbështetje të kolegut të tyre Mariglen Qorri. Prokurori e çështjes, Arjeta Plaku,pasi ka lexuar edhe akuzat ndaj tre shtetasve të arrestuar,ka kërkuar “cilësimin të ligjshëm” të arrrestimit të tyre. Prokurorja i ka kërkuar gjykatës masën e sigurimit personal: “arrest në burg” për shtetasin Mariglen Qorri (eksportuesi) dhe masat e sigurimit personal “arrest në burg” për dy punonjësit e AKU-së Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika.

Pasi dëgjoi kërkesën e organit të Prokurorisë dhe pretendimet e avokatëve mbrojtës të tre shtetasve të arrestuar,gjyqtarja Ardiola Çela ka  vendosur të cilësojë “të ligjshëm” arrestimin e tyre dhe ka vendosur masat e sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasin Mariglen Qorri (eksportuesi), “arrest shtëpie” për punonjësen e AKU-së Griselda Doksani dhe “arrest shtëpie” për punonjësin e AKU-së Ronaldo Lika.

Të tre këta shtetas u arrestuan këtë të mërkurë,në kuadër të operacionit të koduar “Again”,operacion ky që u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare,në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.

Mariglen Qorri,40-vjeç, banues në Kuçovë, pronari i kompanisë së eksportit të perimeve “Era-Fruit” akuzohet për veprat penale: “Importimi,prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”,ndërkohë që dy punonjësit e AKU-së Griselda Doksani,25-vjeçe, banuese në Berat dhe Ronaldo Lika,27-vjeç, banues në Tiranë, akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Sipas prokurorisë, Mariglen Qorri kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit Kroat 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit “Chlorefenapyr”, dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate.

Gjithashtu, për të shmangur përgjegjësisë ligjore ky shtetas ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë.Punonjësit e AKU Berat u arrestuan pasi-sipas hetimeve të prokurorisë-gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt,kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×