VIDEO/ E rrallë në Tiranë, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi filmohet duket blerë fruta në tezga si qytetar i thjeshtë

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së solli në Tiranë disa nga figurat më të rëndësishme të futbollit evropian në kryeqytetin tonë. Një ndër ta ishte edhe presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, teksa është filmuar në rrugët e Tiranës duke blerë fruta në një dyqan të rastit.

Al-Khelaifi ndodhej të enjten në vendin tonë në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA, që u mbajt për herë të parë në Shqipëri. I shoqëruar nga truproja, biznesmeni miliarder nga Katari shihet teksa tenton të blejë furta buzë rruge pranë stadiumit ‘Air Albania’ dhe shkëmben disa fjalë me personat që e njohin.

Personi që e filmon duket i befasuar që presidenti i PSG-së ndalet për të blerë fruta, por në fund të ditës ai është sjellë si një njeri i zakonshëm.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×