VIDEO/ Pas gjyqit për perimet me pesticide, punonjëses së AKU-së i bie të fikët kur del nga gjykata, dërgohet në spitalin rajonal të Beratit

Punonjësja e AKU-së Griselda Doksani e cila ishte pjesë e procesit gjyqësor sot në Gjykatën e Beratit, pas daljes nga ambientet e gjykatës ka shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas informacioneve në vendngjarje, mësohet se Doksanit i ka rënë të fikët dhe është transportuar në spitalin rajonal të Beratit.

Griselda Doksani dhe Ranaldo Lika ishin dy punonjësit e AKU për të cilët gjykata e Beratit caktoi sot masat e sigurimit “arrest shtëpie”.

Punonjësit e AKU Berat u arrestuan pasi-sipas hetimeve të prokurorisë-gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt,kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×