Festivali “Bylis Polifonia 2025 “ ka çelur mbrëmjen e djeshme siparin në edicionin e 12- të të tij.
Nën kujdesin e Shoqatës së Polifonisë Shqiptare , Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve vendore , ky festival për dy netë do të bëjë bashkë 21 grupe polifonike nga të gjitha trevat shqiptare. Sipas organizatorit të këtij eventi të rëndësishëm kulturor Yzeir Llanaj, këto dy netë festive shënojnë edhe 20- vjetorin e pranimit të Polifonisë tonë në UNESKO, dhe synon të mbajë gjallë këtë pasuri të rrallë shpirtërore , pjesë të qënësishme rë identitetit tonë kombëtar.
Për mjeshtrin e madh , pjesë së jurisë së festivalit , Zhani Ciko, tranzicioni i marrosur e ka bërë të vetën duke arritur të cënojë edhe këtë pasuri të rrallë shpirtërore ndaj këtë vit “ Bylispolifonia” do të përcjellë edhe mesazhe për ruajtjen e saj. Festivali” Bylis Polifonia 2025” është kthyer tashmë në traditë dhe cdo dy vjet pret grupe polifonike nga të gjitha trojet shqiptare , thotë kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj teksa ka theksuar se nuk është rastësi edhe organizimi i këtij festivali në Parkun Arkeologjik të Bylisit. Tingujt e rrallë të Polifonisë Shqiptare ngjizur mes gurëve të lashtë e kthyen Bylisin né një skenë të gjallë arti e trashëgimie.
(Arena e Lajmit)
© BalkanWeb