Në Durrës është gjetur një sasi tritoli pranë një hoteli jashtë funksionit, i cili është në pronësi të ish-kreut të Bashkisë, Vangjush Dako.
Lënda shpërthyese ishte lidhur me një telefon celular, ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e forcave xheniere nga Tirana për të kryer një shpërthim të kontrolluar.
Zona rreth hotelit është bllokuar dhe është evakuuar për sigurinë e banorëve dhe turistëve. Lagjja 1, ku ndodhet hoteli, është një nga zonat më të vjetra dhe më të frekuentuara të Durrësit.
Klodiana Haxhiaj: Tritoli ishte lidhur me celular. Policia ka gjetur lëndë eksplozive, e lidhur me telefon. Është kërkuar ndihma e forcave xheniere nga Tirana që të bëjë shpërthim të kontrolluar dhe ata do bëjnë shpërthimin e kontrolluar. Policia ka rrethuar zonën, ka bërë largimin e njerëzve. Zona është bllokuar.
Aty pranë ku është vendosur tritoli është një hotel jashtë aktivitetit, që është blerë nga ish kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Hoteli është i pabanuar dhe nuk ka njerëz apo turistë aty. Lagjja 1 në Durrës është ndër më të vjetrat e qytetit bregdetar, e mbushur me qytetarë dhe turistë.
© BalkanWeb