“Diella” ministrja e “veçantë” e kabinetit Rama 4, reagon Genc Pollo: Dekreti i presidentit duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese!

Që në momentin që kryeministri Edi Rama njoftoi se në kabinetin e ri qeveritar do të ketë një risi”Diella” një ministre AI, një valë reagimesh ka shpërthyer në rrjetet sociale.

Genc Pollo ka deklaruar se dekreti i Presidentit Bajram Begaj duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Pollo shkruan se nëse dekreti kalon pa kundërshtim, kjo do të inkurajonte në të ardhmen të tjera shkelje kushtetuese.

Postimi i plotë:

Dekreti i Djellës duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese
Presidenti Begaj, me propozimin e kryetarit të PS Edi Rama, emëron, përveç kryeministrit edhe Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella nën përgjegjësinë e Kryeministrit për krijimin dhe funksionimin e saj. Kështu i shtohet një dëm kushtetues fyerjes së inteligjencës që është deklarimi se Diella është ministre.

Ndërsa për shumicën e mediave të cilat e kanë ngrënë karremin dhe e kanë bërë titull sensacional kjo mund të duket gazmore në fakt këtu nuk kemi thjesht një rast qesharak po edhe një precedent serioz ligjor, një shkelje të Kushtetutës. Kjo vlen për njerëzit që e kanë për zemër shtetin ligjor dhe seriozitetin e institucioneve shtetërore, sado të paktë apo të shumtë që mund të jenë këta njerëz.

Ky nuk është një diskutim i lirshëm dhe metaforik për një Ministër prej Inteligjencës Artificiale apo edhe për një Kryeministër/President të tillë, gjë që është humoristike, interesante dhe kaq.
Ky Ministër virtual, jo-njerëzor, jo-personal shfaqet në një dokument kushtetues siç është dekreti presidencial që emëron Kryeministrin.
Ky dekret duhet të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese! Nëse dekreti kalon pa kundërshtim, kjo do të inkurajonte në të ardhmen të tjera shkelje kushtetuese, bizare apo jo.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×