Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, avokati Eugen Beçi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, duke folur për masakrën e Shkodrës tha se fiset Bajri dhe Lici janë dy fiset me mbi 20 vjet jetëgjatësi kriminale të cilët janë futur fuqishëm në krimin e organizuar.
Beçi tha se këto dy fise duke qenë se nuk janë goditur ndër vite nga drejtësia, kanë krijuar dominancë duke u bërë të rrezikshëm. Madje ata po synojnë të futen deri në politikë.
Nisur nga zhvillimet e fundit, ish-prokurori Eugen Beçi tha se niveli i alarmit në qytetin e Shkodrës është i lartë, megjithë praninë e forcave të policisë së rendit.
“Të paktën grupi i Bajrave ka rezistencë ndaj hetimeve, arrestimeve, grupe që krijojnë dominancë dhe bëhen të rrezikshëm.
Niveli i alarmit në Shkodër nga qytetarët është i lartë. Për momentin qyteti kontrollhet nga policia me uniformë por jo ajo kriminale”, tha Eugen Beçi.
Por sipas tij, edhe qytete të tjera sot në vend kanë rrezikshmëri të lartë, sic janë Fieri, Elbasani dhe Vlora.
Eugen Beçi: Bajri dhe Lici janë grupet më jetëgjatë e të pagoditurat na drejtësia.
Ata kanë 20 vjet jetëgjatësi kriminale. Janë futur fuqishëm në krimin e organizuar dhe janë fuqizuar dhe tentojnë të hyjnë në politikë sic ka të dhënë nga metamorfoza.
Të paktën grupi i Bajrave të ketë rezistencën ndaj hetimeve arrestimeve, grupe që krijojnë dominancë dhe bëhem të rrezikshmë, këtu vemë te elementi si Shkodra, gjakmarrja.
Niveli i alarmit në Shkodër nga qytetarët është i lartë. Për momentin qyteti kontrollhet nga policia me uniform por jo ajo kriminale.
Kjo polici duke mbledhur informacione ka fuqi parandaluese. Është bërë alarmante në Shkodër, duke qenë se fenomeni i gjakmarrjes është i fortë. Nuk ka nevojë të çosh forca shtesë, por të mbledhësh informacione për të parandaluar ngjarje të tjera kriminale.
Në Durrës apo Vlorë kryqëzohen trafiqet, grupet kriminale sot që flasim e kanë përvec në Shkodër e kanë në Elbasan, Fier dhe Vlorë që lidhen me trafikun e drogës, por vlora fieri dhe elbasani po sjellin eleementë të trafikut të drogës që e bëjnë aktivitetin në Amerikën Latine.
© BalkanWeb