Golat e pësuar te Vllaznia, Martini fiksohet me goditjet standarde në prag të sfidës me Partizanin

Përveç repartit të mbrojtjes që ka pasur një vëmendje të veçantë në këto ditë të pushimit të kampionatit, tek Vllaznia në ditët e fundit një rëndësi i kanë kushtuar edhe goditjeve standarde. Kështu kuqeblutë kanë vuajtur shumë, sidomos në ndeshjet e Conference League nga pozicionet e ndaluara. Ku janë ndëshkuar shpesh herë me gola, të cilët më pas kanë ndikuar edhe në balancat përfundimtare të ndeshjeve. Duke sjellë rezultate negative dhe eleminim nga kompeticionet europiane.

Kështu këto ditë tek shkodranët janë shikuar të praktikohen shpesh goditjet nga këndi apo edhe goditjet e dënimit. Kjo si në pozicionet mbrojtëse ku skuadra duhet të përpiqet të minimizojë sa më shumë tentativat e kundërshtarit, por edhe në pjesën sulmuese. Me trajnerin Martini që ka aplikuar disa mënyra se si mund të “goditen” ekipet kundërshtare. Duke parë edhe shtatlartësinë që 9 herë kampionët e vendit kanë në skuadër, me elementë si Gjini, Kuros, Bismark apo edhe Balaj.

Duke qenë kështu të rrezikshëm në lojën në ajër. Për të ekzekutuar nga pozicionet e ndaluara janë preferuar futbollistë si Mala, Murataj dhe Jago në shumicën e kohës. Me treshen e sipër përmendur që me të vërtetë kanë treguar një nivel shumë të kënaqshëm në stërvitje. Po ashtu një “duel” nga goditjet e dënimit ka pasur mes Balajt dhe Kastratit, me dyshen sulmuese që duket se preferohet më shumë për pozicione të tilla. Ku patjetër kapiteni i skuadrës qëndron i pari në hierarkinë e goditësve, ku në të shkuarën ka sjellë edhe gola spektakolarë nga distanca në goditjet e dënimit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×