Një Ismajli në 360 gradë, një rrëfim i plotë për faqen e Torinos, ku u prezantua zyrtarisht edhe për tifozët. Nga ambientimi në qytet te rrënjët e familjes dhe shumë detaje të tjera, Ismajli nuk u kursye duke zbuluar detaje shumë interesante mbi jetën e tij:
“Jam këtu prej disa javësh, jam i kënaqur, edhe familja ime e pëlqen shumë këtë vend. E kemi vizituar qytetin, pak nga pak do të shohim gjithçka”, u shpreh Ismajli.
Qendërmbrojtësi kuqezi foli më pas për familjen e tij: “Jemi të gjithë shqiptar, unë nga Kosova, jemi 3 fëmijë, 2 djem dhe 1 vajzë. Babai merret me politikë, vëllai është polic, por më parë ka luajtur futboll, ndërsa motra eksperte IT. U largova nga Kosova për të shkuar në Kroaci, në Split, aty njoha edhe bashkëshorten time. Jemi së bashku prej 6 vitesh. Ajo është presidente e një klubi femrash. A ndihem një lider? Unë jam ndjerë gjithnjë një kapiten, edhe pa shirit në krahë. Një vit më parë zbrita në fushë edhe si kapiten i Shqipërisë, ishte një moment historik për familjen time”, theksoi Ismajli.
Afrimi i Torinos u ndal më pas duke folur për Serie A, pozicionin e tij dhe moton që ndjek:
“Në Kosovë shihnim vetëm Serie A, ka qenë ëndrra imë. Jam i lumtur që prej 5 vitesh ndodhen këtu. Unë ndihem mirë si në mbrojtjen me 4 ashtu edhe me 3. Për mua nuk është e vështirë. Moto që ndjek? Një luftëtar nuk dorëzohet kurrë, edhe kur nuk është 100%. E kam bërë shpesh edhe tek Empoli, do të sjell këtë shpirt edhe te Torino”, theksoi Ismajli.
()