Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tiranë, ku një 42-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pas një incidenti të shkaktuar për shkak të parkimit të parregullt.
Ai jo vetëm që refuzoi urdhrat e efektivëve për të lëvizur automjetin, por në përpjekje për t’u larguar, plagosi një punonjëse policie në krye të detyrës duke i shkelur këmbën me gomën e makinës.
NJOFTIMI I PLOTE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi është konstatuar se kishte parkuar automjetin në menyrë të parregullt duke penguar lëvizjen. Në momentin që i është kërkuar ta lëvizë automjetin, ai ka kundërshtuar dhe në tentativë për tu larguar, me gomën e automjetit i ka shkelur këmbën punonjëses së policisë në detyrë.