Luçiano Boçi denoncon 2 biznesmenë për dhunë ndaj gazetarit investigativ

Një ditë më parë, 2 biznesmenët e njohur Sinan Idrizi dhe Refil Halili u denoncuan për dhunë.

Ishte një gazetar investigativ që i akuzoi ata se e kishin shtyrë dhe goditur teksa ai po kryente detyrën. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar deputeti i PD, Luçiano Boçi.

“Dhunuesit janë “biznesmenë” të oborrit të Ramës, të profilit “të paprekshëm” nga shteti alias ligji, Sinan Idrizi dhe Refik Halili. Arroganca e tyre dhe sjellja brutale me gazetarët buron nga ajo e vetë pushtetit. Merre me mend”, shprehet Boçi.

Postimi i deputetit Luciano Boçi:

Sinani i “LASGUSHIT” dhe “ISMAILIT” që dhunon gazetarët. Një tjetër sulm i radhës është realizuar sot.

Objekt ishin gazetarët e “Piranjave”, emisionit të njohur investigativ. Këtu asgjë nuk është e rastit. Dhunuesit janë “biznesmenë” të oborrit të Ramës, të profilit “të paprekshëm” nga shteti alias ligji, Sinan Idrizi dhe Refik Halili. Arroganca e tyre dhe sjellja brutale me gazetarët buron nga ajo e vetë pushtetit. Merre me mend.

Ai, Sinani, që gjoja ka avionët me emrat impresionues të njerëzve të fjalës së lirë “Lasgushi”, “Ismaili”, del e dhunon njerëzit e fjalës. Paradoksi i autokracive ky!!! Ngjarja nxjerr në pah situatën dramatike të gazetarëve e gazetarisë në Shqipëri, duke e bërë gazetarinë e vërtetë një profesion të rrezikshëm. Megjithëse Rama sot kontrollon me para e benefite 90% të hapësirës publike, kërkon me çdo kusht të atrofizojë me çdo kusht e me sulme brutale çdo zbulesë së të vërtetave dramatike të jetës e politikës shqiptare. Kështu veproi me Neës24.

Kështu bëjnë “biznesmenët” e “jesmemët” e tij me gazetarët investigativë. Sulmi shfaq njëherazi pamjen e vërtetë të një sekti i cili i alarmuar nga e vërteta kërkon të shpallë kriminelë të fjalës me kod penal gazetarët dhe jo dhunuesit e fjalës.

Ndërkohë që Shqipëria ka nevojë urgjente për të dënuar krimin ndaj fjalës së lirë. Askush mos ketë iluzion se porta e BE do hapet duke rrahur gazetarë e mbyllur media!

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×