Në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, kapet në Qafë Thanë 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, pritet ekstradimi

Një 29-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

I arrestuari është M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë të Maqedonisë së Veriut, i cili tentoi të largohej nga Shqipëria, ndërkohë që ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpol Viena, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët austriakë, ka nisur procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit drejt Austrisë.

Njoftimi:

Tentoi të dilte nga Republika e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet austriake si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kapet dhe arrestohet përkohesisht me qëllim ekstradimi në Austri 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës ndaluan në dalje shtetasin maqedonas M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët austriakë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×