Në familjen e deputetes së PD, Jozefina Topalli këtë fundjavë është festuar një moment i veçantë. Djali i saj, Genar Topalli kurorëzoi dashurinë me partneren Cindy Marina në një ceremoni private të mbajtur në Vatikan. Pjesëza nga pamjet e para të ceremonisë janë publikuar në rrjetet sociale. Ende nuk dihet shumë për të ftuarit dhe pjesëmarrësit.
Për shkak të dasmës, deputetja demokrate Jozefina Topalli mungoi dje në seancën e konstituimit të Kuvendit, ku u betuan deputetët e rinj, ndërsa ajo u rendit mes pesë ligjvënësve që nuk morën pjesë.
Modelja dhe moderatorja sportive, Cindy Marina, kishte organizuar në shkurt të këtij viti një festë të madhe beqarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Postimet e ish-miss Universe Albania 2019 në rrjetet sociale tërhoqën vëmendjen e ndjekësve, të cilët ndoqën hap pas hapi momentet e festës.
© BalkanWeb