Pas disa muajsh të ndarë, Jasir Asani pajtohet me të dashurën! Dyshja më të dashuruar se kurrë

Jasir Asani nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij futbollistike, por duket në ditë të artë në jetën e tij personale. Gjatë ndeshjes me Letoninë, ai nuk mori asnjë minutë nga trajneri Silvinjo.

Sa i përket jetës personale duket se gjithçka shkon mirë më të dashurën e tij, Giota që tashmë e shoqëron kudo. Kujtojmë se çifti nuk ishte parë më së bashku, prej disa muajsh, duke fshirë edhe të gjitha fotot që kanë pasur së bashku në profilet e tyre të “Instagram”-it.

  • foto galeri

Nga ana tjetër, Giota dhe Jasiri, kishin hequr edhe ‘follow’ njëri-tjetrit, duke na zbuluar kështu për një ndarje mes tyre, por që mesa duket, nuk ka qenë përfundimtare. Në ndeshjen e fundit që ka pasur, Asani, Giota nuk kishte sesi të mungonte. Ajo ishte në stadiumin “Air Albania” për të mbështetur partnerin e saj, edhe pse anësori qëndroi në stol. Pas përfundimit të sfidës, ajo ka vrapuar në fushë për të takuar Asanin.

Giota ka ndarë një foto në “InstaStory” duke u puthur në buzë me Asanin, gjë që tregon edhe lidhjen e fortë mes tyre. Më pas fotoja është shpërndarë edhe nga futbollisti i Kombëtares shqiptare. Kujtojmë se në rrjetet sociale, çifti shfaqej thuajse gjithë kohës së bashku, herë në udhëtimet luksoze, herë gjatë vizitave të Giotës në Kore, apo edhe në stadium, ku ajo mbështeste të dashurin e zemrës. Por që nga muaji prill, postimet e tyre plot dashuri u fshin nga llogari e Jasirit, duke lënë të kuptohet se kjo histori është mbyllur njëherë e mirë. Çifti ishte bashkë prej 1 viti dhe duket se dyshja ishin më se të dashuruar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×