Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Një zjarr ka rënë rreth orës 01:30 të mëngjesit në një banesë në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.

Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Gj. Q., duke shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×