Ish-prokurori Eugen Beçi komentoi performancën e Policisë së Shtetit në emisionin “Kjo Javë” në News24.
Beçi kërkoi që Policia të pastrohet nga elementët kriminalë dhe të korruptuar. Ai shtoi se policia duhet të ketë pavarësi të plotë nga ministri dhe kryeministri.
Gjithashtu, shprehu shpresën që kjo pavarësi të vihet në praktikë, për të rritur efikasitetin e institucioneve të sigurisë.
Ish-prokurori Eugen Beçi: Përgjegjës për suksesin ose dështimet është drejtori i Policisë së Shtetit. Për mua Ilir Proda ka një performancë të mirë. Patjetër që ka vend për përmirësime, por Policia duhet të pastrohet nga elementë kriminalë apo të korruptuar.
Përse u kujtuan pas 14 vitesh që Policia e Shtetit është e pavarur? Shpresojmë që policia të marrë pavarësi, qoftë nga ministri, qoftë nga kryeministri.
(Arena e Lajmit)
© BalkanWeb