Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryqëzimin Kallmet – Lezhë, ku një 31-vjeçare duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin e automjetit dhe, si pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara lehtë drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, shtetasja Z. B., 51 vjeçe. Të dyja ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftim i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor dytësor, në kryqëzimin Kallmet – Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen Z. B., 31 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga.

© BalkanWeb