Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare ish- kampioni i botës në boks, Ricky Hatton.
Hatton u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester, në orët e para të mëngjesit. Policia e Manchesterit, ka bërë sqarimin përkatës, nëpërmjet një deklarate.
“Mund të konfirmojmë se kemi gjetur një trup në një adresë në Boëlacre Road në Gee Cross në orën 06:45 të mëngjesit të sotëm, të dielën, 14 shtator. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë,” thuhet në deklaratë.
© BalkanWeb