Botërori i Mundjes/ Valiev shkëlqen në Zagreb, shkon në 16 më të mirët

E diela ka sjellë rezultate të mira për vendin tonë në Botërorin e Mundjes që po mbahet në Kroaci. Chermen Valiev eleminoi mundësin nga Mongolia, Tugsjargal Erdenebat, duke u kualifikuar kështu për në 16 më të mirët në kategorinë e peshës deri në 74 kg.  Një sukses shumë i rëndësishëm, i cili vjen falë rezultatit 21-2.

Valiev synon që të bëjë mirë edhe ndaj kundërshtarit të radhës. Nëse ai mposht mundësin nga Belgjika, Ibragim Ruslanovitch Veliev, atëherë Valiev do të shihte veten mes 8 më të mirëve.

(J.S/)

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×