Mundje/ Valiev nderon Shqipërinë në Botëror, kualifikohet në finalen e madhe. Medalje e artë apo e argjendtë?

Chermen Valiev e ka seriozisht. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ia doli që të shkojë në finalen e peshës 74 kg të stilit të lirë, në Botërorin e Mundjes që mbahet në Kroaci.

Në gjysmëfinale, Valiev mposhti Sidakov me shifrat 6-4, në një përballje që ashtu siç pritej rezultoi mjaft e luftuar.

Në çerekfinale, asgjë nuk ishte e lehtë ndaj amerikanit Devid Aron, por gjithsesi u arrit suksesi 7-5.

Gjatë ditës, 27-vjeçari eleminoi belgun Ibragim Veliev dhe mundësin nga Mongolia, Erdenebat.

 

Tani sytë janë ditën e nesërme, me mundësin shqiptar që synon medaljen e artë. Por edhe sikur të mposhtet, medalje e argjendtë në Botëror është sukses i madh.

Ashtu siç e ka bërë disa herë, edhe këtë radhë, mundësi kuqezi nderon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Ndërkaq, sa i takon emrave të tjerë, Abakarov dhe Dudaev u eleminuan të shtunën.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×