Parashikimi i motit për sot, 14 shtator 2025

Deri në mesditë i gjithë territori shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në ultësirën Perëndimore.

Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në shtrirjen Lindore duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë, duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×