Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov pësoi infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës. Diplomati ukrainas ndodhej në Voskopojë së bashku me bashkëshorten e tij, në një qëndrim jozyrtar, kur filloi të shfaqte shqetësime kardiake.
Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Korçës ku iu dha ndihma e parë, ndërsa më pas u soll me helikopter në Tiranë, për trajtim të specializuar.
Shukrov i është nënshtruar me urgjencë një ndërhyrje kardiologjike tek Spitali Amerikan gjatë pasdites së kësaj të diele.
Spitali ka bërë njoftimin e parë ku thekson se operacioni ka përfunduar me sukses.
“Pas paraqitjes në Urgjencë dhe diagnostikimit me infarkt anterior te gjere te miokardit. Pacienti iu nënshtrua me urgjencë Koronaroangiografisë dhe më pas ndërhyrjes PCI – Angioplastikë Koronare me vendosje stenti, e cila u realizua me sukses nga ekipi ynë i specializuar. Aktualisht pacienti po vijon trajtimin nën kujdes intensiv në Reanimacion”, thuhet në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale.
Njoftimi
Trajtim i suksesshëm për Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Z. Volodymyr Shkurov, në Spitalin Amerikan 3
Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Z. Volodymyr Shkurov, iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje urgjente kardiologjike në Spitalin Amerikan 3.
Pas paraqitjes në Urgjencë dhe diagnostikimit me infarkt anterior te gjere te miokardit.
Pacienti iu nënshtrua me urgjencë Koronaroangiografisë dhe më pas ndërhyrjes PCI – Angioplastikë Koronare me vendosje stenti, e cila u realizua me sukses nga ekipi ynë i specializuar. Aktualisht pacienti po vijon trajtimin nën kujdes intensiv në Reanimacion.
Spitali Amerikan 3 falënderon për besimin dhe vlerëson përkushtimin e ekipit mjekësor të Kardiologjisë me ne krye Dr Bekim Jata, kardiologun intervencionues Dr Diamant Lulaj dhe Kardiologen , Dr Almenda Zaka, ekipin e Anestezi–Reanimacionit me ne krye Dr Gentian Huti dhe anestezist-reanimator Dr Amarildo Hidri , si dhe stafin infermieror të përfshirë në këtë trajtim. Reanimator-anesteziste Dr Ervisa Abdyli – dhe ekipin e Urgjences.
© BalkanWeb