Ura e Skurajt, jashtë funksionit prej vitesh, banorët të izoluar dhe të harruar

Ura e Skurajt, e degraduar totalisht, vijon të mbetet një shqetësim madhor për banorët e zonës.

Kjo urë lidh disa fshatra të Njësisë Administrative Milot me rrugën nacionale Skuraj–Burrel. Sipas banorit të zonës, Frrok Doda, ura ka qenë dikur një lehtësim i madh për lëvizjen e banorëve, por sot është jashtë funksioni.

“Për të shkuar tek varrezat e fshatit, që nga mungesa e urës duhet të udhëtojmë rreth dy orë, ndërsa po të ishte ura në funksion mjaftonin vetëm 20 minuta,” shprehet Doda.

Banorët thonë se mungesa e urës ka bërë që shumë familje të largohen nga fshati. Ajo shërbente për pesë fshatra të zonës, përfshirë edhe Ferrin e Shkopetit. Dikur ura kishte shtresim druri, më pas u mbulua me llamarinë, por u dëmtua rëndë pas hapjes së digave të HEC-it të Shkopetit, duke u përmbytur plotësisht.

Sipas banorëve, Bashkia Kurbin kujtohet për zonën vetëm gjatë fushatave elektorale, me premtime që mbeten pa u mbajtur. Ata theksojnë se kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur rikonstruksionin e urës, por deri më sot nuk është marrë asnjë masë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×