VIDEO/ Scorpions “ndez” sheshin “Skënderbej”, grupi rock i famshëm gjerman rikthehet në Tiranë pas 24 vitesh

Tirana edhe njëherë tjetër ka përjetuar në Sheshin Skënderbej një nga netët më të bukura muzikore. Grupi i famshëm i muzikës rock Scorpions është rikthyer mbrëmjen e sotme në Tiranë për një koncert madhështor.

Pjesëmarrja e nostalgjikëve të muzikës së një prej grupeve më të njohura në botë, është e lartë. Ata rikthehen në kryeqytetin shqiptar pas 24 vjetësh.

Në vitin 2001 koncerti i tyre në stadiumin “Selman Stermasi” kujtohet nga të gjithë. Scorpions u bën të famshëm me këngën e tyre Wind of Change, në prag të viteve ’90, hit i cili u simbol i shëmbjeve të diktaturave komuniste në Evropën Lindore, mes të cilëve ishte dhe Shqipëria.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×