A do të hyni në Kuvend pasi Manastirliu u zgjodh si kandidate për Tiranën? Qefalia: Kam marrë afër 10 mijë vota, verdiktin e merr KQZ

Ish-deputeti i PS Xhemal Qefalia, i ftuar në News24 u pyet nëse do të hyjë në parlament, pasi Ogerta Manastirliu tashmë është kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës.

Qefalia tha se ka marrë afër 10 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit, duke shtuar se verdiktin e merr KQZ. Sipas tij, nuk ka rëndësi se kush e merr mandatin, por me rëndësi është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ish-deputeti i PS Xhemal Qefalia: Seancat e para në parlament janë rutinë. Ju uroj deputetëve të rinj suksese në punën e tyre. Sa i përket kandidaturës së Ogerta Manastirliut, ajo është përfaqësuese e denjë e Tiranës, ka treguar se është e zonja dhe e aftë në drejtimet e institucioneve të rëndësishme që ka drejtuar.

Tirana e ka të nevojshme që të ketë kryetar/e. Nëse do të marr unë vendin në parlament, këtë e përcakton KQZ. Kam marrë gati 10 mijë vota. Besoj se KAS do të japë verdiktin. Nuk ka ndryshim të madh nëse do jem unë apo dikush tjetër në Kuvend. Nuk është shumë e rëndësishme karrigia e një deputeti, sesa objektivi primar: integrimi i Shqipërisë në BE.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×