“A është e ligjshme Diella”? Petro Koçi: Nuk është antikushtetuese. Kthupi: A mban përgjegjësi penale? Hile ligjore nga kryeministri

Ministrja virtuale Diella, përgjegjëse për prokurimet publike, e cila është risia e qeverisë “Rama 4”, për ish-deputetin socialist Petro Koçi nuk është antikushtetuese.

I ftuar në emisionin “Log” në News24, Koçi tha se përgjegjësi për Diellën do të mbajë kryeministri Rama.

Kjo është kundërshtuar nga përfaqësuesi i partisë “Djathtas për zhvillim” eksperti ligjor Rezart Kthupi.

Sipas tij, krijimi i Diellës është antiligjore pasi dekretimin e ministrit duhet ta bëjë presidenti i Republikës.

“Ministri është person fizik, njeri që ka nënë baba, kartë identiteti dhe dekretohet nga presidenti i Republikës.

Kjo do të ishte rrjedhja ligjore e ministrit. Nuk ekziston në konceptin ligjor shqiptar, entiteti digjital”, tha Kthupi.

Petro Koçi: Nëse lexojmë Kushtetutën, është pak e  vështirë ta quajmë Diellën antikushtetuese.

Nëse ne konsiderojmë faktin se kush e propozon, dihet se Rama i ka për zemër surprizat dhe kjo ika kalua rkufitjë dhe është bërë lajm në mediat ndërkombëtare.

Unë nuk e shoh si një zgjidhje antikushtetuese.

Rezart Kthupi: Është jashtë ligjit, në Kushtetutë thuhet se ministri dekretohet nga presidenti. Ministri është person fizik, njeri që ka nënë baba , kartë identiteti dhe dekretohe tnga presidenti i republikës. Kjo do të ishte rrjedhja ligjore e ministrit. Nuk ekziston në konceptin ligjor shqiptar entiteti digjital.

Kjo është hile ligjore, që ngarkon kryeministrin për ministrin virtual. Kur del dekretimi dekretohet dhe fusha e përgjegjësisë së ministrit.

Nga ana praktike, është një teknikalitet ekstra jashtë ligjor. Te ana praktike, a mban Diella përgjegjësi penale? Diella a ka aftësi vendimarrëse?

 

 

 

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×