AXHENDA/ Superiorja rikthehet në mesjavë për sfidën e prapambetur, katër duele të javës së 4-t luhen me… drita

Superiorja do të rikthehet në mesjavë, teksa të mërkurën e datës 17 shtator është planifikuar të luhet dueli i prapambetur mes Teutës dhe Dinamos. Kjo përballje do të startojë prej orës 15:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

Për sa i përket axhendës së plotë të javës së 4-t, do të jetë e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Në datën 20 shtator në orën 19:00, do të luhen dy përballjet interesante, Egnatia-Tirana dhe Partizani-Elbasani, ndërkohë që të dielën në orën 16:00, Vora pret Flamurtarin në stadiumin e Laçit. Java mbyllet me 2 duelet e orës 19:00, ku në “Elbasan Arena”, Dinamo e Ilir Dajës do të masë forcën me Bylisit, ndërsa Teuta luan sërish në shtëpi ndaj Vllaznisë.

Vlen të theksohet fakti se 4 nga 5 ndeshjet e javës së katërt luhen me drita.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×