Begaj niset drejt Budapestit për vizitë zyrtare, takime me homologun hungarez, kryeministrin Orban dhe komunitetin shqiptar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të niset sot për një vizitë zyrtare në Hungari, me ftesë të homologut të tij hungarez, Tamás Sulyok. Kjo vizitë ka si synim forcon më tej dialogun politik dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, duke theksuar miqësinë historike dhe bashkëpunimin e ngushtë në fusha të ndryshme.

Një nga qëllimet kryesore të kësaj vizite është avancimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe bashkëpunimi mes dy vendeve për çështje të sigurisë, në kontekstin e angazhimit të përbashkët në NATO.

Agjenda e Presidentit Begaj, i shoqëruar nga një delegacion i lartë, parashikon takime të veçanta me Presidentin Sulyok, Kryeministrin hungarez Viktor Orban, si dhe me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Hungareze, László Kövér.

Një pjesë e rëndësishme e kësaj vizite është edhe takimi i Presidentit Begaj me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Hungari, në një mundësi për të thelluar lidhjet dhe për të përforcuar mbështetjen për emigrantët shqiptarë në këtë shtet.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×