Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda për ministren më të re në qeveri, e krijuar nga AI, “Diella”.
Berisha shprehet se kryeministri Edi Rama me anë të “Diellës” gjeti zgjidhje për të larguar përgjegjësinë nga vjedhjet.
“Diella e Edi Ramës quhet ndryshe heqja nga përgjegjësia e vjedhjes së Edi Ramës. Prapa “Diellës” qëndron largimi i përgjegjësisë për vjedhjen përmes “ministres”. Edi Rama u diskretitua sidomos me AKSHI”, tha Berisha.
Sali Berisha: Diella e Edi Ramës quhet ndryshe heqja nga përgjegjësia e vjedhjes së Edi Ramës. Prapa “Diellës” qëndron largimi i përgjegjësisë për vjedhjen përmes “ministres”. Edi Rama u diskretitua sidomos me AKSHI.
Edi Rama është autori i dosjeve më të rënda korruptive të vendit, e aferës së Tunelit të Llogarasë, djegësit, aferave energjitike etj. Rama gjeti zgjidhje që autori i vjedhjes mos të mbajë përgjegjësi. Nuk ka fyerje më të madhe për sovranin sesa të përfaqësohet nga diçka që nuk ekziston. Diellja është anëtarja më e fundit e familjes Rama.
© BalkanWeb