FIFA konfirmon ndryshimin e madh, Kombëtarja dhe futbolli shqiptar njihen me vendimin e fundit

Tashmë është zyrtare nga FIFA. Në vitin 2026, shtatori dhe tetor do të kthehen me një pushim të vetëm te klubet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, ndryshe nga dy që ishin deri tani.

Kështu gjithçka do të nisë me 21 shtator dhe do të mbyllet me 6 tetor. Gjatë kësaj kohe, përfaqësueset kombëtare mund të zhvillojnë një maksimum prej katër ndeshjesh.

Për kombëtaret do të ketë kështu më shumë kohë, që të qëndrojnë të grumbulluar. Në anën tjetër, klubet do të qëndrojnë tri javë pushim.

Ky vendim u mor pas ankesave të shumta nga klubet. Ndihma për futbollistët që kanë të tilla angazhime pritet të jetë e madhe pasi do të bie ngarkesa.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×