Iu premtua se do të fitonin shifra marrëmendëse/ Qindra qytetarë ‘investuan’ mijëra dollarë në platformën false të kriptove, si u zbërthye skema piramidale XUEX

Zbardhen detaje të dosjes hetimore të Prokurorisë së Fierit dhe mënyrën sesi mund të zbërthejë skemën e mashtrimit me “Piramidat online” në Divjakë, ku një ditë më parë u arrestuan 6 persona, ndërsa organizatorët Ereledio Shebeku dhe Adiola Shebeku u shpallën në kërkim. Në dosjen hetimore thuhet se skema u zbërthye përmes agjentëve të infiltruar të cilët morën kontakt me kamerierin e lokal “Bonita” Emanuel Taullau.

Ky i fundit iu shpjegoi se minimumi i shumës që duhet të depozitohej për të qenë pjesë e platformës ishte rreth 1000 dollarë. 21 vjeçari, iu ka prezantuar agjentëve të policsë Flavio Mukaj, i cili po ashtu ishte i punësuar si kamerier në të njëjtin bar restorant, por ishte dhe personi që do t’i bënte pjesë të një grupi në rrjetin social “Telegram”.

Emanuel Taullau, ishte personi që bëri transferimin e parave nga llogaria e tij në platformën Xuex të agjentëve të policisë, veprime të cilat u filmuan.

Ereledio Shebeku që bashkë me gruan konsiderohet si organizator i skemës së mashtrimit, nëpërmjet aplikacionit “Telegram”, kishte të instaluar një platformë për tregtimin e kriptomonedhave, e cila mban emrin “XUEX”.

Ereledio Shebeku nëpërmjet këtij aplikacioni merrte mesazhe nga një person që është identifikuar si “Leo Smith”, i cili dyshohet se është shtetas britanik, ku i fton të gjithë pjesëmarrësit që të futen në këtë platformë çdo dite dhe u kërkonte të investonin para.

Në Divjakë në këtë platformë ishin mashtruar rreth 580 persona, të cilët kanë investuar vlera që variojnë nga 1,000 dollar deri në 5,000 dollar.

Në këtë platformë është futur edhe e arrestuara Brunilda Stefan Ndini e cila ka futur familjarët e saj dhe shumë persona të tjerë që janë punonjës në Bashkinë Divjakë, por edhe banorë të qytetit të Divjakës, si dhe nga fshatrat e Njësisë Administrative Tërbuf, të cilët dyshohet se kishin investuar së bashku me familjarët në shuma deri rreth 5,000 dollar.

Platforma e mashtrimi XUEX reklamohej në lokalin e shtetasit Arber Çela, ku ftoheshin qytetarët të depozitonin paratë e tyre për të fituar më tepër. Gjatë kontrollit të policë në lokalin e këtij të fundit u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash. Arbër Çela ka pretenduar se skemën e mashtrimit e kishte mësuar nga Joana dhe profesor Smith.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×