Dy drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga Policia Rrugore pas publikimit të dy videove në rrjete sociale që tregonin shkelje të rënda të qarkullimit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”.
Njëri prej drejtuesve lëvizte në sens të kundërt, ndërsa tjetri kreu një parakalim të rrezikshëm.
Pas verifikimeve, të dy janë identifikuar dhe janë ndëshkuar me masa administrative.
Njoftim i Policisë:
Në lidhje me 2 video të postuara në rrjete sociale, në të cilat shfaqen 2 automjete që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve.
Nga verifikimet e kryera, u bë i mundur identifikimi i shtetasve:
E. M., banues në Fier. Në bazë të Kodit Rrugor, ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë dhe me heqje të 15 pikëve nga leja e drejtimit, pasi ka qarkullluar me automjet, në sens të kundërt, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”;
B. Sh., banues në Durrës. Në bazë të Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 3000 lekë, pasi ka kryer parakalim të rrezikshëm, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe garanton reagim të menjëhershëm, konform ligjit dhe me paanshmëri.
© BalkanWeb