Policia në Kamëz njofton se ka shpallur në kërkim 2 shtetas, pasi dyshohet se kanë marrë peng një 56-vjeçar.
Shkak për pengmarrjen dyshohet se është konflikti që kanë pasur autorët me djalin e 56-vjeçarit.
“Shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij”, njofton policia.
Njoftimi:
Efektivët shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij. Punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
© BalkanWeb