“PD të kandidojë me një të shoqërisë civile në Tiranë”, Lavdrim Lita: Manastirliu nuk e ka të sigurt fitoren, të shohim kë do ketë përballë

Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin Log. në News24, komentoi situatën në Bashkinë e Tiranës, ku pritet të ketë këtë vit zgjedhje të reja për kryetarin, ashtu sic e paralajmëroi Rama në mbledhjen e Asamblesë.

Lita është e mendimit që Partia Demokratike duhet të nxjerrë një figurë të shoqërisë civile si kandidat për Tiranën edhe për faktin se nuk duhet në këtë momente nuk duhet të “djegë” edhe ndonjë figurë politike tjetër.

Lavdrim Lita: “Partia Demokratike ka një hendek shumë të madh në krahasim me Partinë Socialiste në Tiranë. Me Sokol Olldashin diferenca ishte 20 mijë vota, me Halimin ishte 40 mijë vota, dhe së fundmi me Këllicin ishte 60 mijë vota. Pra, PD, sidomos në zgjedhjet e pjesshme, humbjen e ka thelluar.

Tani PD mendoj se ka nevojë për një eksperiment, të nxjerrë një figurë të shoqërisë civile, që të marrë gjithë fluksin opozitar. Kjo edhe për të mos djegur kandidatët e saj më të mirë si figura politike. Unë mendoj se Agron Shehaj nuk e ka të vetin si propozim të tillë, por ia ka dhënë PD si ide. Nuk mund të themi se Manastirliu e ka të sigurtë fitoren pa parë kandidatin e opozitës.”

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×