Ra pre e mashtrimit të XUEX, zbardhet dëshmia e punonjëses së bashkisë Divjakë: Investova 1000$, kam ftuar bashkëshortin, vjehrrën dhe mikeshat

Një tjetër person që ka rënë pre e mashtrimit të platformës XUEX, e cila funksiononte si një “piramidë online”. B.T., një punonjëse e Bashkisë Divjakë në sektorin e Turizmit, ka investuar shumën prej 1.000 USD në këtë platformë dhe ka ndarë eksperiencën e saj për mënyrën sesi u përfshi në këtë sistem mashtrimi.

Ajo ka rrëfyer se ka njohur platformën XUEX përmes reklamave në rrjetin social Facebook. Pas klikimit në një reklamë dhe regjistrimit në platformë, ajo u ftuar në një grup të udhëhequr nga administratori i platformës, një person që identifikohej si Joanna. Ajo gjithashtu u këshillua të kontaktonte me një individ të quajtur Leo Smith, i cili mbante “leksione edukimi financiar” për të shpjeguar veprimet e platformës dhe investimet në kriptovaluta.

Brunilda, e cila punon në administratën lokale të Divjakës, ka theksuar se ka realizuar investimin e saj nëpërmjet një llogarie bankare të hapur në një bankë të nivelit të dytë. Pasi kaloi shumën në portofolin e saj dixhital në Binance, ajo e transferoi më pas në llogarinë e saj në platformën XUEX. Ajo ka theksuar gjithashtu se ka tërhequr dy herë nga platforma, secila herë 1.000 euro, por ka pasur vështirësi të mbajë mend datat e tërheqjes dhe shumën totale të tërhequr.

“Ajo që më tërhoqi ishte ideja që mund të fitonte para shpejt dhe pa shumë mundim, ashtu siç ishin shpjeguar në grupet e sinjaleve,” tha B.T., duke shtuar se ka bërë edhe disa tërheqje në pika këmbimi valutor të licencuara në Kosovë, por sërish nuk është e sigurt për shumën totale që ka marrë.

Në dëshminë e saj, B.T. shpjegon se nuk ka ftuar ndonjë person tjetër, por gjithsesi, bashkëshorti i saj ka investuar së bashku me të, duke përdorur një shumë të ngjashme prej 1.000 USD. Ajo po ashtu përmendi se kishte ftuar vjehrrën e saj dhe dy mikesha për t’u përfshirë në këtë platformë, por nuk është e sigurt për shumat që ata kanë investuar.

Ky rast është vetëm një nga shumë të ngjashëm, pasi platforma XUEX është nën hetim për aktivitete mashtruese, ku shumë individë janë tërhequr nga premtimet për fitime të mëdha dhe të shpejta në kriptovaluta. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar dhe ndaluar këtë lloj mashtrimi që ka përfshirë qytetarë të shumtë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×