“Rama nuk dha urdhër shkarkimi për Veliajn, ishte direktivë politike”, Petro Koçi: E mira do të ishte që Kryetari i Bashkisë të dorëhiqej

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në emisionin Log. në News24, duke diskutuar në lidhje me zgjedhjet e reja në Bashkinë e Tiranës, nëse duhet shkarkuar apo jo Veliaj, u shpreh se Rama nuk e shkarkon, thjesht dha një direktivë politike.

Sipas Koçit, e mira do të ishte që vetë Veliaj të jepte dorëheqjen, në mënyrë që qytetarët e Tiranës të merrnin gjithë shërbimet dhe të bënte një shërbim edhe forcës politike që ai përfaqëson.

Petro Koçi: “Kur bëhet fjalë për mungesë në detyrë, gjithnjë bëhet fjalë për mungesë pa arsye. Argumenti i mungesës bie menjëherë. është njëlloj sikur të shkarkosh një deputet sepse drejtësia po e mban në një masë sigurimi pa e shpallur fajtor.

Në rastin konkret, Kryetari i Bashkisë nuk ka vajtur në punë 3 muaj si e parashikon ligji për shkak të masës së sigurisë. Pra, nuk është shpallur fajtor, kështu që është një argument që tregon dobësi politike nga ana e opozitës. Këtu nuk jemi duke votuar, por duke interpretuar jo sipas bindjes politike.

Nëse këshilli bashkiak ka pushtet apo jo pushtet për ta shkarkuar, ky është një problem sepse Veliaj ende nuk është shpallur fajtor. Edi Rama nuk e urdhëron dot këshillin bashkiak, urdhri jepet me shkrim dhe jo sugjerim me gojë. Nuk duhet ngatërruar direktiva politike po urdhrin institucional. Për mendimin tim, e mira do të ishte që vetë Veliaj të jepte dorëheqjen, në mënyrë që qytetarët e Tiranës të merrnin gjithë shërbimet.”

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×