Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka bërë një kërkesë paprake për seancën e radhës të dosjes “Partizani”.
Gjokutaj në kërkesën paraprake kërkon konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij.
Gjokutaj: Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vebdimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij.
Prokuroria ka kaluar kompetencat kushtetuese, duke shprehur opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në funksion të ushtrimit të kompetencës së saj. Prokuroria nuk ka përfaqësuar interesat e shtetit, por të një force politike, me qëllim mbajtjen në pushtet të saj. Prokuroria ka marrë përsipër të vlerësojë cilësinë e qeverisë, që nuk është kompetencë e saj.
© BalkanWeb