Analisti Preç Zogaj i ftuar në studion e News24, e ka vlerësuar SPAK, si gjëja më e mirë që i ka ndodhur Shqipërisë.
I pyetur nga moderatorja Ina Qirjo për vizitën e fundit të kreut të SPAK në SHBA, Zogaj tha se Dumani është i pari zyrtar shqiptar që zhvillon takime me administratën e re të Trump dhe kjo tregon vijimin e mbështetjes së partnerëve amerikanë ndaj organeve të drejtësisë së re.
Sa i takon ndryshimeve ligjore në reformën e drejtësisë që po artikulohet nga të dyja forcat politike, analisti Preç Zogaj tha se do të jetë e vështirë të realizohet pasi faktori ndërkombëtar monitoron sy e veshë zhvillimet në këtë fushë.
“Do e kenë të vështirë, mund të kenë ndryshime por thelbi është i pamundur të ndodhë pasi kushton shumë.
Sepse objekti është madhor do të ishte i papajtueshëm me cënimin e reformës në drejtësi, nëse ka vullnet apo ide për ta prekur duhet të sakrifikojnë integrimin dhe kjo do të ishte fatale”, tha Zogaj.
Preç Zogaj: Qeveria kishte pak nga të gjitha, kishte ministra që u rikonfirmuan, tregoi se kishin pozicion të fortë krah kryeministrit, kishte disa rrokada me ministrat dhe pak promovime si ai i drejtësisë dhe katapultime, që i merr nga një fushë tjetër dhe i prezanton si kryebashkiaku i Cërrikut apo ministrja e re e Shëndetësisë.
Shqipëria është një autokraci elektorale që zgjidhet me votë, por si e tillë vendimet personalizohen nga kryeministri dhe ministrat e tij janë të punësuarit e kryeministrit, ato nuk janë pa personalitet por në tërësi për shkak të natyrës që ka regjimi në Shqipëri, autokraci elektorale, ku kryeministri personalizon fitoren dhe ministrat nuk kanë. Sa raste dështimi kemi parë të ministrave gjeoteknikë.
Rama është kryeministri dhe ministri i të gjtha ministrive si raport politik. Ka pasur shumë sektorë që kanë çaluar për 4 vjet, tenderat publikë, bujqësia, shëndetësia, arsimi. Nuk shoh që ka lulëzuar ndonjë që të bëjë kontrast me të tjerët. Por është një produkt që është votuar.
Ndryshimet ligjore për organet e drejtësisë, ka kohë kanë ndërmarrë përpjekje për të futur duart në institucionet e reja të drejtësisë dhe janë frenuar nga faktori ndërkombëtar. BE është gjithë sy e veshë se çfarë ndodh me drejtësinë e re dhe kushti kryesor nga e cila varet integrimi është pavarësia e gjyqësorit.
Do e kenë të vështirë, mund të kenë ndryshime por thelbi është i pamundur të ndodhë pasi kushton shumë. Sepse objekti është madhor do të ishte i papajtueshëm me cënimin e reformës në drejtësi, nëse ka vullnet apo ide për ta prekur duhet të sakrifikojnë integrimin dhe kjo do të ishte fatale.
SPAK do të vijojë të ketë mbështetjen e fuqishme të SHBA-së. Dhe administrata e re ka dhënë disa prova të mbështetjes së SPAK si më parë.
Vizita e fundit e Dumanit është i pari zyrtar shqiptar që futet në administratën e re të Trump.
Këto 2-3 vjet SPAK punoi në një terren të minuar nga përpjekjet e politikanëve të korruptuar në bashkëpunim me grupet e krimit të organizuar që kanë humbur lirinë dhe asetet, në një terren të minuar nga ky konglomerat të fuqive regresive, SPAK është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Shqipërisë. Është e vetmja sepse ka normalizuar hetimin në sferat e larta dhe ka normalizuar krizën e drejtësisë që ka qenë kriza e hetimit.
SPAK duhet të mbështetëm, Berisha është në konflikt interesi me SPAK.
PD nuk pranon rezultatin ndaj bën gjithnjë të njëjtat gjëra. Duhet ti japin kohë vetes të reflektojnë, duhet të bëjnë analizë ku çeduan.
Janë lojëra fjalësh, Opozita e ka njohur parlamentin, berisha është i vetëdijshëm se i ka humbur zgjedhjet por e mban këtë fabulën e farsës se kërkon të shmangë ballafaqimin me nenin e Bashës në lidhje me dorëheqjen e tij.
()
© BalkanWeb