Pas përfundimit të javës së 3-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur të javës, sipas skemës 4-2-3-1.
Portieri i javës është përzgjedhur Angelo Tafas i Tiranës. Në katërshen e mbrojtjes rreshtohen Lorenc Trashi i ekipit të Flamurtarit, Elmando Gjini i Vllaznisë, Eljon Sota i Egnatias dhe Albi Doka i skuadrës së Teutës.
Para vijës së mbrojtjes rreshtohen Sherif Kallaku i Vllaznisë dhe Xhuljo Tabaku i Vorës. Sakaq, në mëbshtetje të vijës ofensive janë dy futbollistët e Elbasanit, Fatjon Bunjaku dhe Ibrahima Diallo si edhe mesfushori i Egnatias, Flamur Ruçi.
Në majën e sulmit spiakti sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj.
Si trajner i javës është përzgjedhur tekniku shkodran, Edi Martini. Vllaznia e drejtuar nga Martini fitoi 4-1 ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”.
© BalkanWeb