“Të merremi me gjëra që vlejnë”, ish-lojtari i Barcelonës reagon pas lajmeve për vdekjen e tij

Lajmet për vdekjen e Eric Abidal u përhapën me shpejtësi, duke shqetësuar jo pak tifozët.

Sipas asaj që shkruanin mediat, ish-lojtari i njohur i Barcelonës vdiq pasi shfaqi komplikacione në transplantin e dytë të mëlçisë dhe pas një beteje të vështirë me kancerin.

Së fundmi, ka qenë vetë Abidal që ka shkruar se gëzon shëndet të plotë dhe se po kalon kohë me familjen.

“Disa zëra nuk do të duhej të ekzistonin kurrë. Jam këtu, me familjen time dhe gjithçka shkon mirë. Respekti është kryesori: është aty familja dhe fëmijët e mi. Për të qenë të qartë, jam mirë, jam gjallë dhe me shëndet të mira.

Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe për mesazhet e brengosjes. Të koncentrohemi tek ato që vërtetë çojnë peshë dhe që ia vlejnë”, shkroi Abidal.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×