Banorët e rrugës “Aristoteli” në Spitallë të Durrësit protestuan të hënën për mungesën e trotuareve. Rruga ka nisur të ndërtohet disa muaj më parë, ndërsa banorët thonë se në projektin që iu është prezantuar nga inxhinieret e firmës ndërtuese kanë vënë re se mungojnë trotuaret.
Banorët e Spitallës thonë se në këtë rrugë kanë gjetur vdekjen 3 persona, të cilët janë përplasur nga automjetet. Për zgjerimin e rrugës banorët thonë se janë të gatshëm të prishin edhe muret rrethuese të oborreve të tyre, mjafton që rruga të ndërtohet sipas standardeve.
Ata i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për zgjidhjen e kësaj problematike, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda 5 muajve.
© BalkanWeb