Vodhi një shumë parash në një market, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi vodhi një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës.

Blutë kanë sekuestruar shumën e parave të vjedhura, si dhe veshjet dhe sendet e përdorura gjatë krimit në cilësinë e provës materiale.
Bëhet me dije se i arrestuari është me precedent në të njëjtën fushë.

Njoftim i Policisë:

Menjëherë pas njoftimit për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit, në një subjekt në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u kap dhe u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën shuma e parave të vjedhura, veshjet e përdoruara gjatë krimit, si dhe një send i fortë me të cilin theu xhamin e marketit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×