Daku spektator në ndeshjen e çuditshme, Rubin Kazani dhe rivalët e tyre ndajnë pikët 2 me 1 pas penalltive

Mirlind Daku nuk ishte në dispozicion sot për Rubin Kazanin, që luajti përballë Orenburgut. Këto të fundit fituan përmes penalltive në ndeshjen e pazakontë që mund të shikohet në Kupën e Rusisë.

Skuadrat ndahen në grupe ku barazimi nuk është opsion. Kështu pas penalltive, ekipi humbës mban 1 pikë të merituar gjatë kohës së rregullt dhe fituesit regjistrojnë 2 pikë.

Daku ishte spektator në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të Grupit A në Kupë. Dhe skuadra e tij barazoi pa gola gjatë kohës së rregullt.

Penalltitë u buzëqeshën më pas vendësve të Orenburgut. Këto të fundit fituan 4 me 2, ndërsa Veldin Hoxha u aktivizua nga stoli për të goditur më pas penallti. Fatkeqësisht, futbollisti i Kosovës e humbi.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×