Dhunuan barbarisht të riun në pedonalen e Vaut të Dejës, arrestohet në Kapshticë një nga të kërkuarit

Masakroi bashkë me të tjerë në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës më 19 gusht një 37-vjeçar bashkë me persona të tjerë, kapet në kufirin afër Greqisë i dyshuari i shpallur në kërkim.

Lokalizimi dhe prangosja u bë nga Policia Kufitare e Kapshticës në Korçë, e cila njoftoi kolegët e Shkodrës dhe prangosën 28-vjeçarin Geralt Hoxha, banues në Klos të Matit.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 19 gusht 2025, në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin D. L., 37 vjeç”, bëri me dije policia.

Paralelisht po vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar për këtë ngjarje, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×