Fatmir Mediu në Log: Kontrollin e Kuvendit e ka Rama, duam një kryetar që t’i japë dinjitet institucionit dhe respekton rolin e opozitës

I pyetur në Log se çfarë pret opozita nga kryetari i ri i Parlamentit i porsazgjedhur nga mazhoranca, Niko Peleshi, kryetari i PR, Fatmir Mediu tha se pret që kryetari t’i japë Kuvendit dinjitet kushtetues.

Mediu tha se sot kontrollin e këtij institucioni e ka Rama dhe kjo është e papranueshme.

 

“Ajo çka pres unë është që kryetari t’i japë dinjitet kushtetues institucionit. Kuvendi nuk është vegël e qeverisë, qeveria është nën Kuvendin. Do të shpresoja që njëherë të vetme kryetari të thotë çfarë kemi mangët nga kjo republikë parlamentarje. Ne jemi republikë kryeministrore dhe është e papranueshme. I jep dinjitet kuvendit duke respektuar rolin e opozitës nga dita e parë në të fundit”, tha Mediu.

Fatmir Mediu: Tendenca e kontrollit të autoritarizmit të Ramës ka ardhur në rritje. Sot kontrolli i Parlamentit është nga Rama. Ajo çka pres unë është që kryetari t’i japë dinjitet kushtetues institucionit. Kuvendi nuk është vegël e qeverisë, qeveria është nën kuvendin. Do të shpresoja që njëherë të vetme kryetari të thotë cfarë kemi mangët nga kjo Republikë parlamentare. Ne jemi Republikë kryeministrore dhe është e papranueshme. I jep dinjitet Kuvendit duke respektuar rolin e opozitës nga dita e parë në të fundit.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×