Pasi kanë siguruar nisjen e ngarkesës dhe ekzaltimi duket të jetë në nivelet më të larta, Ervis Çela kapet në bisedë me vëllain e tij Albinin, të cilit i sugjeron që tashmë që kanë fituar kaq shumë para, është mirë të hapë një fabrikë leshi, dhe të presë fatura fiktive.
Emisioni “Në Shënjestër” me gazetare Klodiana Lalën tregoi se si Sky Ecc zbulon skemën e pastrimit të parave përmes bizneseve që Ervis Çela kërkonte të hapte në Shqipëri.
Kjo me qëllim për të justifikuar sasitë e mëdha të parave që kanë fituar nga droga dhe duke i investuar ato në biznese.
Madje në një moment Ervis Çela i thotë të vëllait, se nuk po luan fare.
Kurse ai po lodhet duke bërë llogari këndej.
Bisedat Sky Ecc
14 Shtator 2020
Ervis Çela bisedon me vëllain e tij Albinin.
‘Po atë firmën e hape?
Çfarë pret? Të prish punë po të kesh dhe ndonjë firmë të vogël? U bënë 15 mln?
Po kam një ide të hapësh një firmë leshi dhe të bësh fatura, të fusësh lekë në bunkë….Kam gati 20 mln në Hollandë… Kam nis një punë të mirë…Por ju s’po luani fare…
Këtu ku më pas paratë investoheshin apo fshiheshin në biznese që shpesh ishin fiktive, apo që nuk sillnin fitime.
Një lloj pastrimi parash që i kishte shërbyer krerëve të organizatës kriminale apo edhe bashkëpunëtorëve të tyre për të ngritur një perandori marramendëse biznesesh në Shqipëri.
Para që duhet të vinin nëpërmjet makinave të transportit dhe drejtuesve të tyre të besuar të cilat i sillnin deri në banesën ku ndodhej vëllai i Ervis Çelës.
Emisioni “Në Shënjestër” zbuloi dhe rolin e Vilson Pepës në rrjetin e grupit kriminal të organizuar, i njohur si Soni Pepa, i arrestuar së fundmi në Santo Domingo i cili nëpërmjet bisedave del se çonte shpesh nëpërmjet vëllait të tij Ditjon Pepa te Albin Çela, vëllai i Ervis Çelës, sasi të mëdha parash.
Siç është edhe ky episod i datës 6 Janar 2021, ku ai siguron 300 mijë euro.
Ku në total deri më tani për drogën e blerë te Ervis Çela, Soni Pepa kishte dorëzuar 1 280 000 euro.
Soni Pepa bisedon me Albin Çelën
‘Ok vëlla. Bëji njëherë total. Sa janë dhënë…
‘1 280 totali. Ke edhe 30 mijë plus të datës 16 nentor…’
Por ajo që lihet të kuptohet është se paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike, transportohen në Shqipëri me shofera të autobusave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.
Me qëllim mosdokumentimin, duke e bërë të vështirë gjurmimin e tyre si dhe për t’ju shmangur detyrimeve ligjore për deklarim të burimit apo taksave.
Metoda e transferimit të parave është bërë nëpërmjet rrugëve informale të transportit për të shmangur kontrollet zyrtare doganore.
Duke qenë se kjo mënyrë transferimi është kryer nga një numër i kufizuar shoferash tregon se besimi i ndërtuar ndërmjet tyre ka qenë pika thelbësore e funksionimit të kësaj metode.
Bisedat Sky Ecc
18 Shkurt 2020
Fadil Balla i shkruan Denis Dajës
‘218 paska ai me marr aty… Nisu…A të erdhi ftesa… Merre me telefon thuaj, se na lodhi…
Në orën 17:20, Denis Daja i konfirmon Fadil Ballës se e ka marrë shumën e parave.
Por mesa duket grupi kriminal i drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, nuk duket se ishin të kënaqur vetëm me dy ngarkesat e mëdha të drogës prej 12 ton që kaluan në fillimin e muajit nëntor 2020 në Portin e Anversës në Belgjikë.
Por, ata siç vihet re edhe nga komunikimet në vazhdim u riorganizuan për një tjetër sulm ndaj një tjetër porti.
Këtë herë në atë të Hamburgut në Gjermani.
Ku sërish linja e trafikimit të kokainës do të ishte nga Paraguaji.
Këtë herë me 13 ton, po nga porti i Villetas.
Operacion që shënon datat 7-17 Dhjetor 2020.
Ku edhe këtë herë Ervis Çela mësohet se e fshehu kokainën në kuti metalike që në dukje kishin bojë kollë që përdoret në fushën e ndërtimit.
Por që në brendësi përmbanin blloqe me lëndë narkotike me mbishkrimin ‘Sy të mërzitur me rrufe të kuqe në mes’, ‘Puma; etj.
Kontejnerë të cilët do të mbërrinin në Portin e Hamburgut më datë 12 Shkurt 2021.
Ku pas një kontrolli të imtësishëm nga Hetimi Doganor në brendësi të dy kontejnerëve u gjetën dhe u sekuestruan 13 824 blloqe kokainë.
Që mbi to mbanin stampat ‘Sy të mërzitur me rrufe të kuqe në mes’, ‘Puma’, ‘Shenjë infinit’ etj.
Kokainë e cila qëndronte e fshehur në 1 728 bombola teneqeje, me peshë bruto 16 174 kg.
Ku siç shikohet edhe nga këto biseda puna për ngarkesën kishte filluar që më datë 2 Dhjetor 2020.
Nga ku del se Ervis Çela ka nisur një ngarkesë prej 8 ton kokainë si edhe disponon një tjetër të ngjashme, të cilën është gati ta trafikojë.
Ndërkohë që gjatë bisedave me Franc Çopjan ai lë të kuptohet se ka blerë një avion te vogël të cilin e përdor për të transportuar lëndën narkotike direkt nga vendi i prodhimit, për në magazinat e tij.
Bisedat Sky Eç
Albin Çela bisedon me Ervis Çelën
‘Seriozisht e ke që ke blerë avion ???
Lart e më lart të pafsha zemra…Ta gëzosh ‘.
Ndërkohë që në një tjetër bisedë Ervis Çela, i rrëfen vëllait tjetër të tij Rizait se bashkë me ortakun e tij brazilian janë duke blerë në Brazil një fermë që kushton 50 milion dollarë.
Po kështu edhe një avion pasagjerësh me 12 vende për 3 milion dollarë.
Ndërsa nga bisedat lihet të kuptohet që Franc Çopja vazhdon të sjellë në Shqipëri për llogari të Ervis Çelës, miliona euro të cilat i dorëzohen vëllezërve të këtij të fundit.
Transferta të cilat bëhen nëpërmjet sistemit ‘token’ i ngjashëm me atë ‘haëala’ të përdorur në Dubai.
Ku Franc Çopja thotë se deri në këtë moment ka transferuar për llogari të Ervis Çelës, 40 milion dollarë.
Më datë 18 Dhjetor 2020, Ervis Çela kommikon me vëllain e tij të cilit i shprehet se është në siklet deri në imbarkimin e lëndës narkotike e cila është nisur për në port.
Ervisi thotë se ndihet i shqetësuar për mbylljen e kufijve në Gjermani, kjo për faktin se ka shumë para për të mbledhur ndërkohë.
Kujpojmë se kjo bisedë zhvillohet në periudhë pandemie.
Dosja Hetimore
Më datë 21 Dhjetor 2020, Ervis Çela komunikon me Franc Çopjan Gergelyn të cilin e informon se ngarkesa të cilës i referohet me emërtimin ‘metal’ është imbarkuar nga porti i Buenos Aires, Argjentinë. Çka lë të kuptohet kjo ngarkesë prej rreth 8.4 ton lëndë narkotike e llojit kokainë është nisur nga Porti Villeta, Paraguay më datë 7 Dhjetor 2020 dhe ka si destinacion portin e Anversës në Belgjikë.
Kjo ngarkesë sipas Ervisit është fshehur në kuti të mëdha metalike, dhe është e kamufluar me sapun.
Në këto kuti janë fshehur edhe disa armë zjarri të cilat i përkasin Franc Gergely.
Për të konfirmuar nisjen e lëndës narkotike nga porti i Argjentinës, Ervis Çela i dërgon Franc Çopjas me fotografi të gjithë itinerarin e ngarkesës, datat dhe portet e tranzitit.
Në vijim Ervisi interesohet për ngarkesën e dytë e cila është në pritje për t’u nisur nga porti i Villetas në Paraguay. Kësaj ngarkese Franc Gergely dhe Ervis Çela i referohen me termin ‘tinta’.
Nga ana e tij Ervisi i përgjigjet se do të imbarkohet së shpejti.
Gjatë kësaj kohe Ervis Çela bisedon edhe me një nga vëllezërit e tij Rizain, të cilin i kërkon që të marrë para nga Soni Pepa.
Dhe këto para t’i shpenzojë për qejfin e tij.
Biseda Sky Ecc
‘Zemra merr lekë te zhuuu…Mbaj t’i kesh…Merr sa të duash 100/200/300 mijë…Mos ta ndjej fare…”.
Soni Pepa i cili u arrestua në Santo Domingo, vetëm disa kohë më parë si pjesë e këtij grupi të srukturuar kriminal që trafikonte sasi të mëdha lënde narkotike. Ervis Çela që i tregon të vëllait se nga ngarkesa e fundit që ka nisur drejt Evropës, do të përfitojë 80 milion dollarë.
Para që duhet të vinin nëpërmjet makinave të transportit dhe drejtuesve të tyre të besuar të cilat i sillnin deri në banesën ku ndodhej vëllai i Ervis Çelës.
Një ndër këta personazhe ishte edhe Vilson Pepa, i njohur si Soni Pepa, i arrestuar së fundmi në Santo Domingo.
I cili nëpërmjet bisedave del se çonte shpesh nëpërmjet vëllait të tij Ditjon Pepa te Albin Çela, vëllai i Ervis Çelës, sasi të mëdha parash.
Siç është edhe ky episod i datës 6 Janar 2021, ku ai siguron 300 mijë euro.
Ku në total deri më tani për drogën e blerë te Ervis Çela, Soni Pepa kishte dorëzuar 1 280 000 euro.
Biseda Sky Ecc
Soni Pepa bisedon me Albin Çelën
‘Ok vëlla. Bëji njëherë total. Sa janë dhënë…
‘1 280 totali. Ke edhe 30 mijë plus të datës 16 nentor…’
Por ajo që lihet të kuptohet është se paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike, transportohen në Shqipëri me shofera të autobusave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.
Me qëllim mosdokumentimin, duke e bërë të vështirë gjurmimin e tyre si dhe për t’ju shmangur detyrimeve ligjore për deklarim të burimit apo taksave.
Metoda e transferimit të parave është bërë nëpërmjet rrugëve informale të transportit për të shmangur kontrollet zyrtare doganore.
Duke qenë se kjo mënyrë transferimi është kryer nga një numër i kufizuar shoferash tregon se besimi i ndërtuar ndërmjet tyre ka qenë pika thelbësore e funksionimit të kësaj metode.
Sa më sipër, grupi hetues ka krijuar dyshimin e arsyeshëm se Denis Daja grumbullon, menaxhon dhe shpërndan shumat e parave të anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, duke i dorëzuar ato tek përfituesi real apo të afërm të tyre.
Gjithashtu, krijohet dyshimi se Fadil Balla dhe Ervis Çela në rolin e organizatorit, koordinojnë sjelljen e parave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike.
Teksa Denis Daja, në rolin e ndihmësit, bën të mundur grumbullimin dhe transportin e parave sipas udhëzimive të marra nga ana e Fadil Ballës.
Transporti i parave nga njeri tek tjeri bëhet jashtë sistemi bankar dhe mundësohet nëpërmjet mjeteve të transportit, të dyshuara dhe me vende të fshehta të përshtatura për të realizuar pa pengesa transportin e tyre.
Por ajo që mbetet ende e pazbuluar është se ku janë investuar në të vërtetë këto para?
Cili është sektori që ka përfituar më së shumti?
Dhe kush janë personat e tjerë që fshihen pas emrave të Ervis Çelës dhe Franc Çopjas në Shqipëri?
© BalkanWeb